Fillojnë punimet në Vermosh – FSHZH: Rikualifikim urban dhe ndërtimi i qendrës së turizmit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar sot për nisjen e punimeve për “Rikualifikimin urban dhe ndërtimin e qendrës së turizmit” në zonën e Vermoshit.
Sipas FSHZH ky projekt zhvillohet në kuadër të programit “Punët në komunitet IV”, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me synim nxitjen e një zhvillimi të qëndrueshëm, në zonat me potencial të lartë turistik.
Në njoftim specifikohet se konkretisht kjo ndërhyrje parashikon ndërtimin e:
qendrës së informacionit të turizmit,
qendrën e akomodimit rural,
dhe rehabilitimin e qendrës Vermosh.
Për realizimin e tyre FSHZH ka njoftuar se do të kryhen punimet e mëposhtme:
-punimet për prishjen e strukturave ekzistuese,
-punime civile dhe ndërtimi,
-instalime elektrike dhe pajisjet mekanike,
-mbrojtje e bankinave lumore,
-ndërtim rruge aksesi,
-punime dherash dhe stabilizim skarpate,
-elemente urbane si stola, pemë etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.