Fillojnë punimet nga ura e lumit Lana-Bulevardi Migjeni – ARRSH: Devijohet trafiku dhe ndalohen parkimet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.
Sipas njoftimit në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 ndërsa të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.
ARRSH bën me dije se nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks dhe kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.