Fillon nuk tërhiqet – Vazhdon garën pavarësisht skandalit
Gjatë orëve të mëngjesit të së Mërkurës, mediat franceze folën për një tërheqje të mundshme të kandidatit republikan Francois Fillon nga gara presidenciale në Francë. Por, në mënyrë të papritur, ai deklaroi se, nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se do të vazhdojë garën.
Gruaja e tij dhe dy fëmijët akuzohen për përfitime të paligjshme, ndërkohë që skandali ka marrë emrin “Penelopegate”.
Fillon, pretendon akuza, ka paguar me para publike gruan dhe fëmijët e tij për të kryer disa punë publike, të cilat nuk i kryen kurrë, pavarësisht se u paguan.
Përpara këtij skandali, Francois Fillon, ish-kryeministër vlerësohej si pretendenti kryesor për të pasuar Francois Hollande në postin e Presidentit të vendit.
Tashmë, pretendenti kryesor për të mposhtur Le Pen duket se është Emmanuel Macron, i cili ka qenë ministër ekonomike nën presidencën Hollande.
Nëpërmjet një daljeje për mediat ku pritej tërheqja e tij nga gara, Francois Hollande, deklaroi se do të jetë në takimin e demokracisë dhe se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Madje ai e ka cilësuar hetimin ndaj tij dhe familjes së tij si një vrasje politike.
Fillon do të pyetet nga policia në datën 15 Mars, ndërkohë që mediat franceze raportojnë se bashkëshortja e tij është ndaluar nga policia.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.