Fillon sot faza 4/2 e punimeve në Unazën e Madhe – ARRSH informon mbi detajet e qarkullimit në vazhdimësi
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të fillojë këtë të shtunë pas orës 20:00 faza 4/2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe.
Sipas njoftimit kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë, hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar ndërsa rruga “Dritan Hoxha” mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
ARRSH njofton se kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem ndërsa nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
Sipas ARRSH kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.