Finalizohet Brexit/ Macron:“Ky është një ‘sinjal alarmi historik’ që Europa të bëhet me e thjeshtë dhe demokratike”
Dita e Brexit është “një sinjal alarmi historik” që Europa të bëhet më e thjeshtë dhe më demokratike, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron të Premten, disa orë para daljes zyrtare të Britanisë nga Bashkimi Europian.
Ai tha se asgjë nuk do të ndryshojë “në një mënyrë praktike” në lidhjet midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, por paralajmëroi se “nuk do të jetë e njëjta marrëdhënie”, duke shtuar: “Britanikët kanë zgjedhur të largohen nga Bashkimi Europian. Ata nuk do të kenë më të njëjtat të drejta. ”
“Është një sinjal historik alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Europa dhe të na bëjë të mendojmë,” tha ai.
Brexit ndodhi “sepse ne shpesh e kemi bërë Europën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Europën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Europën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”, u shpreh ai.
Ai tha se vendet e mbetura të BE 27-të duhet ta bëjnë Europën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve tanë dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se ne kemi sukses të rindërtojmë një projekt më të qartë europian.”
“Është një ditë e trishtuar, le të mos e fshehim. Por është një ditë e cila gjithashtu duhet të na bëjë që të vazhdojmë ndryshe. Të ndërtojmë, me edhe më shumë vendosmëri një Bashkim Europian të fuqishëm dhe efektiv, tha Macron. (euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.