Finalizohet operacioni ndërkombëtar “LIMIT”, arrestohen 57 persona – Të sekuestruara rreth 55 milion euro
Policia e Shtetit ka realizuar një ndër operacionet më të mëdha në vend në fushën e narkotikëve.
Janë arrestuar 57 persona në Shqipëri dhe Greqi dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Operacioni ka pasur një periudhë hetimore dhe partneriteti tre vjeçare me policinë greke duke shkëmbyer informacione në kohë reale.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije se vetëm gjatë këtij viti ‘forca e ligjit’ ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, dhe janë sekuestruar rreth 55 milion euro.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministri Lleshaj ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.