Finalizohet operacioni “Rrakulli” për vjedhje banesash/ Policia arreston autorët e 12 rasteve
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operaciionit Rrakulli gjatë të cilit ka zbardhur 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë. Sipas njoftimit është në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje si dhe është vënë në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje.
Policia e Kavajës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrakulli”, në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:
- L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.
Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.
Sipas Policisë nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:
Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.
Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.