Financat vendore, Shkëmbi: Ligji i ri ul abuzimet me buxhetin
Zbatimi i reformës administrativo-territoriale ka bërë që shumë kompetenca ti kalojnë pushtetit vendor, por edhe shërbime ndaj qytetarëve.
Drejtor i Agjencisë së Implementimit të Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, u shpreh gjatë një intervistë për TV SCAN, ligji i ri për financat vendore do të ulë abuzimet më buxhetin, si dhe do të ketë një formulë më të saktë të ndarjes së fondeve.
Sipas Shkëmbit, ndarja e fondeve shtetërore sipas përqindjes së PBB, është një hap shumë pozitiv që do të stimulojë vendorët të mbledhin më shumë të ardhura.
Aktualisht, projektligji për financat vendore është miratuar nga qeveria dhe së shpëjti do të nisë diskutimet në komisionet parlamentare.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.