Financim për pallatet – Fondi i Komunitetit, Veliaj: Banorët të zgjedhin administratorët
Bashkia e Tiranës ofron gjysmën e fondeve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në kryeqytet, por jo vetëm, përmes programit “Fondi i Komuniteteve”, ndërsa gjysma tjetër duhet të financohet nga banorët. Projekti ka filluar të japë frytet e para, ku disa pallate u janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, u bën apel qytetarëve të tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve, si e vetmja mënyrë për të bërë mundur përfitimin nga Fondi i Komuniteteve.
“Inkurajimi im është për çdo banor, së pari të zgjedhin administratorin, siç e kanë bërë 2700 pallate në Tiranë, ta bëjnë edhe të tjerat, dhe të vijnë në bashki, të aplikojnë; gjysmën e fondit e jep bashkia, gjysmën banorët. Ku ka bashkëpunim, ka edhe solidaritet. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të bësh ndryshime të vogla në komunitet. Gjithmonë, Tiranës i ka ardhur e mira dhe ndryshimi nga njerëzit e thjeshtë, që bëhen bashkë për të bërë gjëra të bukura”, u shpreh ai.
Pallatet Hawai, në Njësisë Administrative nr 5, kanë përfituar nga ky program dhe kanë marrë një pamje tërësisht të re. Programi i “Fondit i Komuniteteve” synon të nxisë bashkëpunimin pozitiv ndërmjet qytetarëve dhe Bashkisë së Tiranës duke krijuar një skemë efektiv bashkë- financimi me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.