Financimet e Kooperacionit Italian – Merola: 2017-2019, projekte me vlerë deri 100 mln euro
Shqipëria dhe Kooperacioni italian kanë një histori të gjatë bashkëpunimi.
Kooperacioni Italian është i pranishëm në vendin tonë që prej vitit 1991 dhe ka kontribuar në zhvillimin e vendit, ndërsa është përkrah Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.
Kështu u shpreh gjatë një interviste në studion e “TV SCAN”, Nino Merola, drejtori i ri i Zyrës së Tiranës të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim. Sipas tij, në 3 vitet e ardhshme parashikohen të hapen projekte të reja të cilat kapin një vlerë prej 100 milion euro.
Koperacioni Italian është i pranishëm me financime për zhvillim në disa sektorë të rëndësishëm siç është energjia, infrastruktura, turizmi dhe mjedisi. Nga viti 1991 e deri më tani janë financuar më shumë se 700 milion euro.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.