Financimet në agroturizëm – Peleshi: Voskopoja, eksperimenti i parë i suksesshëm i zhvillimit rural
Eksperimenti për nxitjen e shtimit të kapaciteteve akomoduese dhe agroturizmit në Voskopojë ka funksionuar më së miri. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka qenë në Voskopojë ku tha se suksesi i eksperimentit jep shpresë për finalizimin sa më të shpejtë, të një projekti shumë ambicioz me një vizion tërësisht evropian, siç ai i modelit të fshatit të së nesërmes.
“Këtu jemi në Voskopojë, në qendrën e Njësisë Administrative Voskopojë, e cila ka qenë modeli, jo për zonën, jo për Bashkinë, por për gjithë Shqipërinë. Voskopojën ne e përmendim në të gjithë Shqipërinë, në gjithë takimet me zonën rurale, në të gjithë vendin, sepse këtu ka filluar dhe do ta them pse ka filluar dhe jo ka mbaruar, eksperimenti i parë për të ndërtuar modelin e fshatit shqiptar të së nesërmes. Model zhvillimi do të thotë që ky fshat duhet të fillojë të rrezatojë dhe ta çojë zhvillimin e vet dhe në fshatra të tjera”, tha Peleshi.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, Skema e financimit në agroturizëm parashikohet të japë ndikimin e saj në gjithë ekonominë shqiptare.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.