Financimi i partive politike! 62 parti, jashtë kontrollit të KQZ. Zguri: Nuk kanë adresa
62 parti politike kanë qënë jashtë auditimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2018, kjo sipas kreut të KQZ Klement Zguri , për arsye të mos pasjes së një adrese. Mungesa e Kontrollit nga ana e KQZ, ka sjellë debate për mënyrën e financimit të partive politike në komisionin parlametar të ligjeve, gjatë kohës që Zguri raportonte mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018.
Nisur nga situata politike, kreu i KQZ kërkoi mbështetjen e kuvendit që përplasja politike të mos e përfshije këtë institucion për të garantuar zgjedhje lokale të sukseshme mbështetje e cila sipas kreut i këtij komisioni Ulsi Manja e garanton kodi zgjedhor , Manja kërkoi bashkëpunim e opozitës për reformën zgjedhore Zguri u ndal me tej edhe në procedurëne ligjit për dekriminalizimin, për të cilën u shpreh se nga nisja e funksionimit të ligjit KQZ ka marrë 166 vendime për dekrimnalizimin .
Nertila Doku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.