Firmoset marrëveshja për parkun fotovoltaik, Rama: Lajm pozitiv për vendin, investimi 100 milionë euro
100 milionë euro është vlera e parkut të ri fotovoltaik që do të fillojë ndërtimin në Karavasta. Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes u zhvillua në kryeministri, ku në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një lajm I mirë për vendin që njihet pak në Francë. Ndërsa theksoj se Franca duhet të jetë me e pranishme ekonomikisht në Shqipëri.
“Ky është një lajm shumë i bukur për ekonominë, dhe për imazhin e vendit tonë pasi me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri fillon një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojmë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ia kanë dëgjuar emrin, përgjithësisht jo për arsyet e duhura apo për ato që ne do të donim.” – u shpreh Rama.
Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.