“Fitch” rrit vlerësimin e borxhit të Greqisë duke përmendur stabilitetin dhe rritjen ekonomike
Agjencia e vlerësimit “Fitch” ka përmirësuar rezultatin e borxhit të Greqisë, duke e bërë vlerësimin e saj deri në B nga B-. Rritja ekonomike dhe suficitet buxhetore ishin edhe faktorët ndikues në vlerësim sipas agjencisë.
Vetëm pak kohë më parë edhe Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standart and Poor’s” dha një vlerësim pozitiv për Greqinë, duke u ndalur kryesisht te punësimi. Greqia regjistroi rënien më të madhe të përqindjes së papunësisë midis vendeve të BE-së në tetor të vitit të kaluar, me 20.7%.
Gjithashtu, sipas agjencisë së vlerësimit “Fitch”, thuhet se eurozona pritet të ofrojë ‘lehtësim të konsiderueshëm të borxheve’ për Greqinë këtë vit.
“Natyra koncesionare e borxhit publik të Greqisë nënkupton që kostot e shërbimit të borxhit janë të ulëta pavarësisht nga stoku i lartë i borxhit publik”, tha Fitch në njoftimin e vendimit të tij.
Agjencia vuri në dukje se Greqia ka parë një tremujor të rritjes së PBB-së për herë të parë në 11 vjet, duke sjellë kështu edhe rritjen e të ardhurave për frymë, ndërkohë që situata politike është normalizuar.
Ky muaj gjithashtu pa një kthim në tregjet ndërkombëtare të bonove, pasi qeveria greke po planifikon të emetojë një obligacion për shtatë vjet.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.