Fitim ‘marramendës’ – FedEx ofron blerje vullnetare
Kompania amerikane FedEx, e cila i mundëson klientëve dhe bizneseve në mbarë botën një portofol të gjerë transporti, tha se do të fillonte ofertat për blerjet vullnetare.
Gjatë ditës së sotme kompania njoftoi se blerjet vullnetare do të ofrohen për ti mundësuar punonjësve të caktuar në SHBA një opsion për të reduktuar shpenzimet.
Megjithatë, FedEx do mendohet të dalë me një fitim tejet të madh duke pritur të arrijë të ardhura 450 deri 575 milionë dollarë në lidhje me programin.
Federata Express, FedEx Express, është një shërbim i përdorur që nga viti 1973 deri në vitin 2000. Kompania është e njohur për shërbimin e saj të transportit gjatë natës dhe sistemin e gjurmimit të porosive si dhe ofrimin e përditësimeve në kohë reale në vendndodhjen e pakos. Shërbim ky që ndihmonte në gjetjen e porosive të humbura, i cili më vonë u përdor edhe nga shumë shërbime postare të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.