Fjetja në fundjavë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Lajme të mira: zyrtarisht ju lejohet për të fikur alarmin tuaj në telefon këtë të shtunë. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Sleep Research, njerëzit të cilët kanë fjetur shumë pak gjatë javës mund të kompensojnë atë gjatë fundjavave. Hulumtuesit mblodhën të dhëna nga më shumë se 40.000 subjekte gjatë një periudhe 13 –vjeçare.
Njerëzit që flinin më pak se pesë orë çdo natë gjatë javës kishin një rrezik në rritje të vdekjes së hershme krahasuar me ata që flinin gjashtë deri në shtatë orë çdo natë. Megjithatë, njerëzit që flenë më pak se pesë orë gjatë javës në krahasim me ata të cilët ngopen në gjumë në fundjavë, nuk kanë të njëjtin rrezik.
“Rezultatet nënkuptojnë se gjumi i shkurtër nuk është një faktor rreziku në lidhje me vdekshmërinë nëse kombinohet me një gjumë të mesëm apo një gjumë të gjatë në fundjavë”, bëjnë të ditur autorët. “Kjo sugjeron që gjumi i ditëve të javës mund të kompensohet gjatë fundjavës dhe se kjo ka ndërlikime në lidhje me vdekshmërinë”.
Pra a është e mundur për tu arritur një gjumë i mirë? Pra, a është një justifikim i drejtë për të shkuar vonë për të ngrënë? Sidoqoftë, ju nuk dëshironi që të flini shumë. Studimi gjithashtu ka treguar se njerëzit të cilët flinin rregullisht më shumë se tetë herë çdo natë kishin një rrezik më të lartë se ata që flinin gjashtë deri në shtatë orë. Studimi vuri gjithashtu në dukje se njerëzit mbi 65 vjeç kishin më pak mospërputhje mes ditëve të javës dhe orëve të gjumit në fundjavë dhe ndiheshin më mirë “plotësisht të çlodhur”. Autorët supozonin se gjumi duhet të zvogëlohet me moshën.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.