Fleckenstein për integrimin – Raportuesi: Vetting-u po funksion, por ka probleme, integrimi i merituar
Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Knut Fleckenstein, Raportues i Parlamentit Europian, i është përgjigjur pyetje të gazetarëve lidhur me çështjet më të nxehta të aktualitetit politik në vend. Ai ka konsideruar pozitive ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi dhe Procesit të Vetting-ut, ndërkohë që pranoi se ka faktorë frenues. Ai nënvizoi se Vetting-u duhet të vijojë ndërkohë që duhen edhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Lidhur me zgjedhjet e afërta në Parlamentin Evropian, Fleckenstein u shpreh optimist se ato nuk do të prodhojnë forca frenuese për integrimin e vendeve të rajonit në BE.
Në fund të fjalës, Fleckenstein theksoi nevojën për politika të qarta për zgjidhjen e çështjeve të punësimit dhe garantimit të së ardhmes për të rinjtë shqiptarë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.