Fluks udhëtimesh – Ryanair pohon se mund të detyrojë pilotët të heqin dorë nga pushimet e tyre
Si pasojë e një “rrëmuje” ku u anuluan rreth 50 udhëtime për shkak të mungesës së pilotëve, O’leary, shefi ekzekutiv i kompanisë u shpreh se ai është duke u ofruar pilotëve rritje page si dhe shpërblime me qëllim që ata t’i shtyjnë pushimet e tyre.
Shefi ekzekutiv tha se linja ajrore kishte “disa gjëra të mira për t’i ofruar pilotëve por nëse ata nuk sillen siç duhet, ky do të jetë edhe fundi i gjërave të mira.
Por të mërkurën, një grup pilotësh hodhën poshtë ofertën prej 12,000 eurosh dhe refuzuan që të lënë pushimin e tyre duke firmosur një letër e cila kërkonte kushte të përmirësuara punësimi.
Ryanair tha se anulimet mund të përfundojnë në nëntor dhe se në Dublin, Berlin dhe Frankfurt ata kanë një mungesë stafi prej 125 pilotësh.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.