‘Fluturon’ borxhi publik në SHBA / Deficiti buxhetor gjithashtu thellohet, shkak pandemia
Borxhi federal u rrit në 26 trilion dollarë këtë javë ndërsa qeveria rriti shpenzimet e ndihmës emergjente në vazhdën e pandemisë koronavirus.
Ekspertët thonë se borxhi do të vazhdojë të rritet.
Komiteti për një Buxhet të Përgjegjshëm Federativ, një komitet jo partiak, vlerësoi se borxhi federal do të rritet me 4 trilion dollarë këtë vit, produkt i shpenzimeve masive federale për të mbajtur individët dhe kompanitë në jetë gjatë një mbyllje ekonomike të paprecedent.
Kongresi dhe Presidenti Donald Trump zbatuan Aktin CARES prej $ 2 trilion dollarësh, i cili përfshinte stimuj prej 1.200 dollarësh, përfitime të zgjeruara të papunësisë dhe një fond shpëtimi për bizneset. Qeveria federale ka shpenzuar rreth 3.5 trilion dollarë për të ngritur ekonominë deri më tani dhe për të ofruar ndihmë për shtetet dhe qytetet, njerëzit e papunë dhe spitalet.
Ndërkohë, deficiti – ose hendeku midis asaj që qeveria shpenzon dhe mbledh në të ardhura tatimore – u zgjerua më tej në 1.88 trilion dollarë për tetë muajt e parë të vitit, sipas Departamentit të Thesarit. Kjo shumë është gati dyfishi i deficitit prej 984 miliardë dollarësh në vitin 2019-ën.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.