FMN asiston Bankën e Shqipërisë – Forcohet mbikqyrja bankare, përshtaten rregullatorët me BE
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar programin e asistencës teknike për stabilitetin financiar në vendin tonë. Projekti që ka përfunduar në shtator të këtij viti ka pasur synim kryesor të asistojë Bankës e Shqipërisë në forcimin e konkurrueshmërisë së sektorit bankar në vendin tonë, por edhe në përshtatjen e kornizave rregullatore me ato të Bashkimit Europian. Pikërisht sa i përket hapësirës rregullatore, projekti i Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën e Shqipërisë është fokusuar në përmirësimin dhe përshtatjen e kornizave me ato të Basel III.
Elementë të ndryshëm të basel III, përfshirë ato që i referohen ekspozimeve të mëdha, risqeve të tregut dhe risqeve të normave të interesit janë në një fazë të avancuar përgatitje. Për më tepër, rekomandimet e projektit kërkojnë të forcojnë rregullatorët mbikëqyrës si dhe të adresojnë sfidat që lindin nga pronësia me profil jo-financiar e bankave në Shqipëri. Shqipëria është kështu e gatshme të implementojë shtyllën 2 të kornizës së Baselit, e cila së bashku me stres testin e aprovuar në 2019 do të ndikojë në forcimin e mbikëqyrjes së sistemit bankar.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.