FMN nuk ndryshon projeksionet botërore – Thekson divergjencën mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike botërore në 6% për vitin 2021, por perspektivat kanë ndryshuar mes vendeve që prej Prillit, sipas raportit Perspektiva Ekonomike Botërore. “Rimëkëmbja ekonomike botërore vazhdon, por me një hendek më të gjerë mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara”- tha shefja ekonomiste e fondit, Gita Gopinath.
Në Prill, Fondi rriti projeksionet për ekonomikë këtë vit në 6%, nga 5.5% që projektoi në Janar, për shkak të progresit të vaksinimit dhe stimujve shtesë fiskalë në ekonomitë e mëdha. Sipas projeksioneve të fundit, perspektiva për ekonomitë e zhvilluara është përmirësuar me 0.5%, në 5.6%, ndërsa për tregjet nën zhvillim është zhvlerësuar me 0.4%, në 6.3%. Thuajse 40% e popullsisë në ekonomitë e zhvilluara janë vaksinuar plotësisht, krahasuar me vetëm 11% në tregjet në zhvillim, dhe një përqindje tejet e ulët në vendet me të ardhura të ulëta.
Ekonomistja e fondit tha se varianti delta përbën shqetësim të madh, duke theksuar ka sjellë zhvlerësimet ekonomike në Azi dhe rritjen e rasteve në shumë pjesë të botës. Gopinath shtoi se ndër gjërat me prioritet janë disponueshmëria e miliarda dozave nga vendet me sufiçit tek ato që kanë nevojë. Një tjetër faktor i hendekut mes vendeve është divergjenca në mbështetje politike, ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara vazhdojnë të ofrojnë stimuj gjigantë fiskalë, ndërsa në tregjet në zhvillim, shumica e masave kanë skaduar në vitin 2020. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kërkesa lartë dhe problemet në ofertë po shkaktojnë rritje të çmimeve, por që ky trend pritet të tërhiqet në ekonomitë e zhvilluara në vitin 2022.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.