FMN përmbyll vizitën te Tatimet – Raport i posaçëm me rekomandime
Misioni i asistencës teknike i Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvilloi takimin përmbyllës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Gjatë takimit u paraqitën disa nga rekomandimet, të cilat do të detajohen në një raport të posaçëm për t’i ardhur në ndihmë Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve në lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën tatimore.
Përfaqësuesit e FMN-së, vlerësuan bashkëpunimin në dy javët e qëndrimit në administratën tatimore shqiptare, ku u njohën nga afër me strukturën organizative e ku zhvilluan takime me drejtues dhe ekspertë të administratës tatimore shqiptare.
Konkretisht, misioni i FMN i kryesuar nga Allan Jensen gjatë takimit me drejtoreshën e DPT, Vasilika Vjero vlerësoi se vërehen një sërë ndryshimesh pozitive në aspekte që lidhen me strategjinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, komunikimin me tatimpaguesit e mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore.
SCAN
Një mision i FMN-së “zbarkon” te Tatimet! Për dy javë, asistencë për strukturën e borxhin tatimor
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.