FMN refuzon kërkesën e Venezuelës për 5 miliardë dollarë ndihmë për Koronavirusin
Fondi Monetar Ndërkombëtar të martën hodhi poshtë kërkesën e Venezuelës, të shkatërruar ekonomikisht, për një kredi 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë të përballonte sulmin e Koronavirusit në vend.
Presidenti Nicolas Maduro e bëri kërkesën të martën, por, në një deklaratë një orë më vonë, institucioni me qendër në Uashington në mënyrë indirekte citoi një mosmarrëveshje mbi udhëheqjen e Maduro duke mohuar peticionit të tij.
Në një letër drejtuar shefit të FMN-së, Kristalina Georgieva, Maduro tha se një hua prej 5 miliardë dollarësh nga Instrumenti i Financimit të Shpejtë të FMN (RFI) “do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e sistemeve tona të zbulimit dhe përgjigjes”. Kjo ishte kërkesa e parë e vendit për kredinë ndaj FMN që nga viti 2001.
“Fatkeqësisht, Fondi nuk është në gjendje të marrë në konsideratë këtë kërkesë”, sepse nuk ka “qartësi” në njohjen ndërkombëtare të qeverisë së vendit, tha në një deklaratë institucioni me qendër në Uashington. “Siç kemi përmendur edhe më parë, angazhimi i FMN me vendet anëtare parashikohet në njohjen zyrtare të qeverisë nga bashkësia ndërkombëtare, siç reflektohet në anëtarësimin e FMN. Nuk ka asnjë qartësi për njohjen në këtë kohë,” thuhet në deklaratë.
Më shumë se 50 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara nuk e kanë njohur Maduro për më shumë se një vit, pasi kaluan besnikërinë ndaj liderit të opozitës Juan Guaido i cili e deklaroi veten president të detyrës. (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.