FMN synon rritjen e rezervave. Mund të nxisin besimin dhe rimëkëmbjen ekonomike botërore
Rritja e rezervave të emergjencës tek Fondi Monetar Ndërkombëtar me 650 miliardë dollarë mund të rrisë besimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore nga pandemia e koronavirusit, sipas zëdhënësit të fondit Gerry Rice. Kreu i fondit, Kristalina Georgieva, lajmëroi planet për t’i prezantuar bordit një propozim formal për një shtesë prej 650 miliardë dollarë tek “Të Drejtat Speciale të Tërheq jes” deri në Qershor, duke rrritur likuiditetin e anëtarëve, pa shtuar barrën e borxhit.
Rice tha se emetimi i fundit i Fondit prej 250 miliardë dollarë në të Drejtat Speciale të Tërheqjes, në vitin 2009 gjatë krizës botërore financiare, ndihmoi në nxitjen e rimëkëmbjes. Sipas Georgieva, kjo do të ofrojë gjithashtu burime për vendet anëtare që të luftojnë pandeminë, mbështesin programin e vaksinave dhe masat e emergjencës. Drejtorsha e fondit pritet të prezantojë raportin e ri mbi “Perspektivën Ekonomike Botëore” javën e ardhshme, ku do të ketë projeksionet e fundit mbi ekonominë.
Nëse miratohen, rezervat shtesë, që mund të kthehen në valutë nga vendet anëtare apo të ndahen me shtetet në nevojë, do të disponohen më vonë gjatë vitit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.