FMN ul projeksionet botërore për 2022 – Pret një rritje prej 4.4%. Paralajmëron për tkurrjen monetare dhe Omicron
Fondi Monetar Ndërkombëtar, projektoi se ekonomia botërore do të rritet me 4.4% në vitin 2022, në ngadalësim me 0.5% nga projeksioni i muajit Tetor, sipas një përditësimi të ri të raportit Perspektiva Ekonomike Botërore. Norma do të ngadalësohet ndërkohë që ekonomitë pritet të hasin vështirësi me ndërprerjen e ofertës, inflacionin e lartë, borxhin në nivel rekord dhe pasgiurisë së vazhdueshme në lidhje me pandeminë, sipas zv/drejtoreshës së përgjithshme Gita Gopinath.
Raporti i fondit thekson se disbalancat e kërkesë/ofertës pritet të tërhiqen në vitin 2022, bazuar në pritshmëritë e industrive dhe përmirësimit të ofertës, ndëkohë që kërkesa ribalancohet në mënyrë graduale dhe mbështetja monetare e jashtëzakonshme largohet. FMN ka rishikuar në rritje projeksionet për inflacionin si për vendet e zhvilluara edhe për ato në zhvillim, me presione të shtuara në çmime që pritet të vazhdojnë më gjatë.
Megjithatë, projeksionet janë subjekt i pasigurisë së lartë dhe ekzistojnë rreziqe në total, si shfaqja e varianteve më vdekjeprurëse, sipas Gopinath. Ndërkohë që normat e interesit po rriten në botën e zhvilluar, vendet me të ardhura të ulëta, ku mbi 60% janë në rrezik të lartë të problemeve me borxhin,do ta kenë shumë të vështirë për të bërë shërbimet e borxhit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.