Fondet për fermerët “selektive”, Rrapaj: Përfitojnë të konsoliduarit
Subvencionet në bujqësi dhe sidomos fondet e IPARD si program i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, nuk ndikon në zbutjen e varfërisë tek fermerët.
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, sqaron se këto fonde prekin vetëm pjesën e konsoliduar të bujqësisë.
Sa i përket sektorit të blegtorisë, duket se ai ka nevojë për vëmendje të shtuar, pasi sipas Rrapaj vuan nga investimet dhe eksportet janë thuajse zero.
Prej vitesh qeveria ka aplikuar skema mbështetëse për fermerët, ndërsa blegtoria ka qenë sektori më vulnerabël sa i përket zhvillimit dhe eksporteve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.