“Fondi i Inovacionit 2017”, shpallet lista me 5 kompanitë fituese
Janë shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) kompanitë fituese të Fondit të Inovacionit 2017. Tre prej kompanive të shpallura fituese i përkasin Qarkut të Shkodrës, një kompani fituese i përket Bashkisë Kavajë, ndërsa tjetra i përket qarkut Korçë.
Në një njoftim të AIDA-s thuhet se “Një nga objektivat kryesore të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është dhe rritja e kapaciteteve inovatore të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Për këtë shërben dhe Fondi i Inovacionit i cili menaxhohet nga AIDA. Ju bëjmë me dije se më datë 26.04.2017, ditën e Mërkurë ora 13.00, u mblodh Komisioni i Aprovimit të Grantit (KAG), i cili shqyrtoi dosjet aplikuese të paraqitura pranë departamentit BRIC të AIDA-s”.
Nga 5 kompanitë aplikuese që u shqyrtuan në komision, bazuar në VKM me nr. 406, datë 13.05.2015 dhe kriteret e rregullores së Fondit të Inovacionit, Komisioni KAG miratoi të gjitha dosjet. Projektet me të cilat kompanitë u përzgjodhën fituese përfshijnë auditim të teknologjisë dhe inovacionit.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.