Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikon ecurinë e punimeve për aksin rrugor Fushë-Krujë – Thumanë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar ecurinë e punimeve për aksin rrugor Fushë-Krujë – Thumanë. Ky aks rrugor, prej 12 km, lidh Mamurrasin, Laçin, superstradën Lezhë–Shkodër dhe “Rrugën e Kombit”.
Përveç lehtësimit të trafikut në superstradën Fushë-Krujë – Shkodër, ky investim krijon akses të shpejtë në shërbime e tregje për 50 mijë banorë të kësaj zone. Investimi, vjen si vazhdim i projekteve të tjera, të zbatuara në akset Thumanë – Laç – Milot dhe Fushë-Krujë – Bypass.
Kryesisht, segmenti Thumanë – Fushë-Krujë, lehtëson lidhjen e veriut të Shqipërisë me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.