“FORBES” analizon marrëdhëniet Kinë-Shqipëri: Romanca e dikurshme politike po kthehet në një romancë ekonomike
Prestigjiozja “FORBES” ia ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë e marrëdhënieve ekonomike që kjo e fundit ka me Kinën. Në artikull evidentohet fakti se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë fokusuar te drejtësia dhe reformat e tjera, Kina është duke u fokusuar te zhvillimi.
“Si rezultat, pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë, e cila është ende shumë vjet prapa fqinjëve të saj. Marsin e kaluar, ata u bënë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia dhe Greqia” shkruhet në artikull.
Më poshtë pjesë nga artikulli ku analizohen marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kinë.
Pra, çfarë po bën saktësisht Kina në Shqipëri?
Në Mars, Bankers Petroleum e Kanadasë njoftoi shitjen e të drejtave të eksplorimit të naftës si dhe prodhimit drejt filialeve të kompanisë kineze Geo-Jade Petroleum, për një çmim prej 384.6 milion euro. Bankers ka filluar të shfrytëzojë fushat e naftës shqiptare në Patos Marinzë dhe Kuçovë që në 2004 dhe që nga ai vit ka qenë kompania më e madhe e huaj në vend. Një muaj më vonë “China Everbright and Friedman PacificAsset Management” njoftoi blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës me një marrëveshje koncesionare 10 vjeçare.
Edhe pse një aeroport i dytë shqiptar është planifikuar të hapet për të shërbyer së shpejti, Tirana do të mbetet nyja më e rëndësishme e transportit. është një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë të në Evropë, me normë vjetore pasagjerësh që është rritur nga 600,000 në vitin 2005 në 2 milion në vitin 2015.
Shqipëria është gjithashtu pjesë e një projekti tubacionesh, që lidh gazin natyral të detit Kaspik nga Azerbajxhani në Evropë. Gazsjellësi trans-Adriatik është menduar të sjellë rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani përmes një tubacioni 211 kilometra në Shqipëri ku do të kalojë detin Adriatik për në Itali. Për të bërë këtë, një numër i madh i rrugëve të prishura duhet të jenë të shtruara, urat duhet të modernizohen sepse ekzistojnë ende shumë fshatra në Shqipëri që nuk kanë ndryshuar që nga regjimi komunist.
Transporti është duke u përmirësuar pjesë-pjesë në Shqipëri, në sajë të parave kineze dhe kërkesave masive infrastrukturore që kërkohen nga TAP, por përmirësimet janë të zymta, sepse Shqipëria në shumë aspekte është duke filluar nga zero.
Në përgjithësi, Ballkani krahasohet dobët me fqinjët e tyre në Bashkimin Evropian, gati në çdo nivel. Kjo është një nga arsyet kryesore prapa hendekut të prosperitetit në rajon, ku Shqipëria nuk është e huaj. Italia, që është përtej Adriatikut, është një botë krejtësisht tjetër.
Dështimi në përdorimin efikas të talenteve, mbështetja në rrjetet informale dhe jo në menaxhimin profesional, mungesa e sofistikimit të biznesit dhe infrastruktura jo adekuate janë ndër problemet kryesore me të cilat haset Shqipëria dhe rajoni, bazuar në një letër të publikuar nga BERZH. Me fjalë të tjera puna në Shqipëri është më e lirë se në pjesën tjetër të Europës dhe madje edhe në Kinë. A do të jetë puna me kosto të ulët një pasuri për zhvillimin e Shqipërisë? Jo derisa sundimi i ligjit të merret seriozisht, këtu është dhe pjesa ku hyn Washingtoni.
Për më shumë: https://www.forbes.com/sites/kenrapoza/2017/03/10/albania-china-ilir-meta-washington-reforms-politics/#37e818c617ed
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.