Forbes më në fund e shpall miliarder – Por Kanye West sërish i pakënaqur me verifikimin e pasurisë
Kanye West është zyrtarisht një miliarder, sipas Forbes. Deklarata ishte kulmi i një fushate shumëvjeçare nga West për t’u shtuar në Listën Vjetore të Miliarderëve, raportoi Forbes të premten. Forbes tani thotë se reperi dhe ka një vlerë prej 1.3 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të pronësisë së tij të markës Yeezy. Por West pretendon se ai ka një vlerë prej 3,3 miliardë dollarë.
Bloomberg kishte rishikuar të njëjtat dokumente të dhëna nga Forbes, pranoi se West ka më shumë se 3 miliard dollarë pasuri.
Por sipas Forbes, vlera neto prej 1.3 miliardë dollarë e West vjen nga:
- Një aksion prej 1,26 miliardë dollarësh në markën e veshjeve atletike Yeezy, të cilën Banka e Amerikës e vlerësoi në 3 miliardë dollarë vitin e kaluar
- 17 milion dollarë në para të gatshme
- 35 milion dollarë në aksione
- 21 milion dollarë në pasuri të paluajtshme
- Automjete me vlerë 3,845,162 dollarë
- 050 dollarë bagëti
- 53 milion dollarë borxh, i ndarë midis Ëest dhe gruas së tij Kim Kardashian West
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.