Forcat e Armatosura pajisen me automjete amerikane. Ambasadorja Kim: Përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21″
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Automjete Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, “Humvee”.
“Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes.
Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi” deklaroi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.