Forcimi i lekut “goditi” buxhetin, Ahmetaj: Arkëtuam 3.6 mld lekë më pak
Forcimi i lekut dhe rritja e masës së rimbursimeve janë dy arsyet kryesore që ka shkaktuar arkëtimin e më pak të ardhurave në buxhet në 6 muajt e parë të vitit.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi se goditja që i ka dhënë mbiçmimi i lekut buxhetit të shtetit, ka qenë rreth 3.6 miliardë lekë.
Ndërsa bëri një panoramë të ecurisë ekonomike të vendit për gjysmën e parë të vitit, Ministri Ahmetaj bëri me dije se pavarësisht rënies së euros të ardhurat nga dogana t u regjistruan në 3.3 miliardë lekë më shumë.
Ahmetaj foli edhe për lehtësisë fiskale ndaj bizneseve, ku theksoi se në vjeshtë pritet një tjetër paketë në mbështetje të sipërmarrjes.
Disa ligje fiskale që lehtësojnë barrën e bizneseve dhe nxitin zhvillimin e tyre pritet të votohen në parlament javën e ardhshme.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.