Forcimi i lekut, Civici: Ndikim i faktorëve të jashtëm
Në forcimin e monedhës vendase gjatë ditëve të fundit ka ndikuar rënia e euros në tregjet ndërkombëtare.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Adrian Civici, krahas kësaj ndikim kanë patur dhe flukset hyrëse të monedhës europiane në vendin tonë, çka ka dhënë efekt direkt në kursin e këmbimit.
Sipas Civicit, në këtë forcim të lekut nuk ka ndikuar politika monetare e Bankës së Shqipërisë, pasi është ende herët për të dhënë efekt.
Në tregun valutor shqiptar monedha vendase po një rritje duke u forcuar në krahasim me euron dhe dollarin. Kjo mund të ketë ndikim si në tregun vendas, por edhe për eksportet.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.