Formalizimi i lidhjeve të ujit – UKT: 2 dokumentet që ju duhen për lidhjen e kontratës
Konsumatorët familjarë kanë afat deri në datën 28 shkurt për të formalizuar lidhjet e ujit të pijshëm. Në këtë kuadër, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë sjell në vëmendje për të gjithë qytetarët e Tiranës edhe dy dokumentet e nevojshme që duhen për lidhjen e kontratës dypalëshe.
“Është shumë e thjeshtë, mjafton të keni me vete ID-në tuaj, si dhe një dokument pronësie!”
Ndërkohë, sa i takon banesave që janë ende në proces legalizimi, UKT thekson edhe një herë se falë marrëveshjes me Drejtorinë e ALUIZNIT, ata mund të vërtetojnë çdo gjë përmes sistemit të kësaj të fundit, duke shmangur kështu sorollatjen nëpër institucione.
“Banesa juaj është ende në proces legalizimi?
Mos u shqetësoni fare, tashmë nuk keni nevojë të endeni nëpër institucione, mjafton karta juaj e identitetit dhe ne vërtetojmë çdo gjë përmes sistemit të lidhur me Aluiznin.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.