Formimi profesional – Rama nga Shkolla Industriale në Vlorë: Jemi në rrugën e punësimit real
Kryeministri Edi Rama ka larguar vëmendjen nga gjithë situata e shkaktuar për tarifën e rrugës së Kombit duke inspektuar ecurinë e mësimdhënies në shkollën industriale të Vlorës.
Sipas Ramës kjo shkollë është një shembull konkret i transformimit që po ndodh në rrugën e punësimit real.
Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë dhënë më shumë detaje për kryeministrin për mënyrën si funksionon kjo shkollë e në të njëjtën kohë kanë kërkuar edhe mbështetje me investime të mëtejshme.
Në këtë shkollë aktualisht studiojnë rreth 700 nxënës në pesë profile të ndryshme. Ndërkohë që premisat janë që në vitin që vjen kjo shkollë të rrisë me 100 numrin e nxënësve që do të marrin formim profesional.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.