Formula 1 planifikon të kthehet me 5 korrik në Austri / Garat mund të zhvillohen dhe pa spekatatorë
Formula Një planifikon të fillojë sezonin në Austri më 5 korrik dhe në fazën mes 15 dhe 18 Çmimeve të Mëdha të këtij viti me garat e hapjes pas dyerve të mbyllura.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi Çmimi i madh Francez u anulua dhe lajmi që Çmimi i madh Anglez do të mbahet pa spektatorë nëse vazhdohet sipas axhendës.
GP francez më 28 qershor është gara e 10-të që ndalohet nga shpërthimi i koronavirusit dhe anulimi i tij ishte pritur pasi Emmanuel Macron ndaloi mbledhjet masive deri në korrik.
F1 ka planifikuar dhe diskutuar se si dhe kur sezoni mund të fillojë dhe Austria, ku kufizimet e bllokimit janë lehtësuar, pritet të zhvillojë garën e parë.
“Tani ne jemi gjithnjë e më të sigurt në progresin e planeve tona për të filluar sezonin tonë,” tha Chase Carey, kryetari i grupit F1. “Ne jemi duke synuar një fillim për të garuar në Evropë deri në korrik, gusht dhe fillim të shtatorit, me garën e parë që po zhvillohet në Austri në 3-5 korrik.”
Burimi: The Guardian
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.