Forumi Ekonomik Botëror në Davos – CNBC: Gjeni edhe çokollata me kanabis
Një derë e thjeshtë gri me një flamur në jug të hotelit Belvedere. Nëse nuk e kërkoni me siguri nuk do ta gjeni, por Forumi Ekonomik Botëror në Davos ka të paktën një dyqan që po jep mostra të vogla të kanabisit.
Është një lokal i zakonshëm me pije të zakonshme. Por një inspektim më i afërt do të zbulojë çokollata dhe shishe të vogla nafte në banak. Dhe ato përmbajnë kanabis.Shumë njerëz vijnë, marrin një mostër dhe ikin. Të tjerët qëndrojnë të dëgjojnë përfaqësuesit e industrisë së kanabisit, të cilët po e shfrytëzojnë vendin, duke shpjeguar tendencat e industrisë për investitorët potencialë.
Është një vend për njerëzit që duan të investojnë ose që kërkojnë të mbledhin kapital, njësoj si shumë të tjera në Davos. Industria e kanabisit ka parë interesim investitorësh në rritje gjatë viteve të fundit. Në veçanti, legalizimi i marijuanës për përdorim rekreativ në Kanada, qershorin e kaluar, ka rritur interesin.
Në Shtetet e Bashkuara, ka diskutim në rritje në lidhje me faktin nëse përdorimi i kanabisit duhet të legalizohet në nivel federal. Disa shtete të SH.B.A.-së kanë miratuar përdorimin e tij për përdorim mjekësor ose rekreativ, por është ende i paligjshëm në nivel kombëtar.
Ndërkohë në Davos, Zvicër, konsumi i kanabisit mund të jetë i paligjshëm, varësisht nga sasitë e përfshira. Në vend, dyqanet po shesin një numër në rritje të produkteve të kanabisit.Sipas portalit online të Autoriteteve Zvicerane, është e paligjshme të posedoni ose të konsumoni marijuanë. Por ekzistojnë forma të ndryshme të bimës së kanabisit që përmbajnë substanca aktive të ndryshme. Ato përfshijnë tetrahydrocannabinol (THC), e cila ka një efekt psiko aktiv dhe cannabidiol (CBD), i cili nuk ka.
“Ka forma të kanabisit që përmbajnë sasi të papërfillshme të THC”- thotë portali. “Këto bimë nuk janë të ndaluara nën legjislacionin zviceran të narkotikëve, me kusht që ato të përmbajnë më pak se një për qind THC.”
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.