Forumi Global i Baku-së, Meta: Bashkëpunim jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe turizmit dhe tregtisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të Baku-së, ku marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme, si dhe një numër i madh politik-bërësish dhe akademikësh.
Gjatë takimit me homologun e Azerbajxahnit Ilham Aliyev, presidenti Meta vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal.
Presidenti Meta nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.
Presidenti Aliyev premtoi që shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë, pas ftesës së bërë nga presidenti Meta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.