Forumi i shoqërisë civile – Bushati: Kemi plotësuar “detyrat” e Procesit të Berlinit
Ka nisur punimet “Forumi i Shoqërisë Civile, Tiranë 2017”, që ka si fokus përfshirjen e qytetarëve të Ballkanit në procesin e politikëbërjes. I pranishëm në këtë forum ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ku në fjalën e tij u fokusua në Procesin e Berlinit.
Sipas Bushatit, janë një sërë detyrash lehtësisht të arritshme për vendin tonë, duke ju referuar procesit të Berlinit. Ndërkohë, Bushati u ndal edhe në zgjerimin strategjik të Bashkimit Europian.
Ky forum do të zgjasë nga data 26-28 Prill dhe do të fokusohet në kontributin e shoqërisë civile në axhendën europiane të zgjerimit, përmes formulimit të propozimeve konkrete, që mbështesin procesin e reformave të nisur nga vendet e Ballkanit, në kuadër të zgjerimit europian.
Këto propozime do të sjellin zërin e qytetarëve në tavolinën e politikanëve të Samitit të Ballkanin Perëndimor, që zhvillohet në Trieste.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.