FOTOGALERI/ Rama publikon pamjet mbi situatën e jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur gjendjen e jashtëzakonshme nëpërmjet një galerie fotosh në profilin e tij në Facebook. Ai tha se për menaxhimin e situatës janë vënë në gatishmëri të gjitha strukturat shtetërore.
“Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.”
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore.
“Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.”
Ndërkohë, edhe Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.