FOTO/Hoteli i përbërë nga qindra shpella cilësohet si një nga më luksozët në botë
Nëse po kërkoni të qëndroni në një ambient i cili do t’ju kthejë pas në kohë, atëherë drejtojuni hotelit të shpellave “Premium Kayapi” në Kapadokia të Turqisë.
Prona u klasifikua së fundmi nga udhëtarët si një nga hoteli më i mirë në Turqi, hoteli i tretë më i mirë në Evropë dhe Hoteli i 12-të më i mirë në botë.
I vendosur në lagjen Kajakapi të Kapadokias, e cila është një nga zonat e para historike të qytetit, prona përbëhet nga qindra shtëpi dhe struktura shpellore shekullore.
Strukturat historike që ju do të gjeni përfshijnë çdo gjë, duke filluar nga një kishë shpellë që daton në shekullin e 10 në një xhami që daton ne shekullin e 11-të.
Udhëtarët mund të zgjedhin dhomën që dëshirojnë e cila mund të jetë një shpellë e shndërruar në dhomë, një suitë apo një apartament.
Ndërkohë që ata që dëshirojnë të zhyten e njëkohësisht të marrin një pamje panoramike të Kapadokias, ku balonat e ajrit mbizotërojnë në qiell.
Kjo pronë ka gjithashtu një shumëllojshmëri restorantesh të cilat shërbejnë një shumëllojshmëri specialitetesh tradicionale të Kapadokias dhe vendeve të ndryshme ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të tyre të ftuarit gjithashtu do të keni mundësi të shijojnë qytetin Ugurup, Parkun Kombëtar të Goreme dhe vende të ndryshme të Kapadokias të cilat kanë qenë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s që nga viti 1985.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.