Foto nga projekti – Ja si do të jetë aksi i ri rrugor Cërrik – Belsh – Kuçovë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me miqtë nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook disa foto të aksit të ri rrugor Cërrik – Belsh – Kuçovë. Ai e ka cilësuar këtë investim si një shpëtim nga izolimi për 33 mijë banorët e Dumresë.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rrugës së re Cërrik-Belsh-Kuçovë, një investim i shumëpritur prej dekadash, që shpëton nga izolimi dhe harresa çerekshekullore 33 mijë banorët e Dumresë, duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për turizmin dhe ekonominë lokale të kësaj zone të Shqipërisë së Mesme me bukuri të rralla natyrore”, shkruan Rama.
Rikonstruksioni i kësaj rruge që përshkohet më së shumti nga banorët e Dumresë, por jo vetëm , ka nisur punën në Qershor të këtij viti.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.