(FOTO) Transport i çuditshëm në Tiranë, policia e gjobit: Mund të përfundonte në aksident!
Një drejtues mjeti është gjobitur nga Policia e Shtetit për faktin se kishte mbingarkuar automjetin e tij dhe po bënte transport pa siguruar ngarkesën e tij.
“Mund të përfundonte me aksident “transporti i çuditshëm” i këtij drejtuesi mjeti. Një frenim i papritur i tij në udhëtim e sipër dhe “ngarkesa” mund të rrëzohej ne rrugë, ku një drejtues motomjeti mbrapa tij mund të rrëzohej. Faleminderit qytetarëve të ndërgjegjshëm që telefonuan në nr 112, dërguan imazhe në kohë reale në aplikacionin digjital.
Policia ndërhyri menjëherë duke ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit. Në fund ishte drejtuesi i mjetit që bëri “llogaritë” sa kushtonte një rrugë tjetër e tij për të kryer transportin, ose sa kushtonte një mjet i përshtatshëm për të transportuar ngarkesën dhe sa kushton masa administrative për shkeljen me rrezikshmëri për përdoruesit e tjetë të rrugës” shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë Policinë në 112, të dërgojnë imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në rrjetet sociale zyrtare të Policisë së Shtetit për çdo shkelje në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.