FOTOT/ 200 milion lekë për gjimnazin ‘Besnik Sykja’ – Bashkia Tiranës shpall tenderin
Bashkia Tiranës ka shpallur tenderin në faqen zyrtarë të Agjencisë së prokurimit Publik për ‘Rikonstruksionin e Shkollës së Mesme ‘Besnik Sykja” dhe ndërtim palestre’.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 198,368,866.59 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 30-12-2021, ora 11:00.
Sipas dokumenteve të tenderit kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.