FOTOT/ Microsoft “mburret” me projektin e ri – Ideon qytezën me 131 ndërtesa, prezanton planin për rrugët, hekurudhat, parkimet dhe fushat sportive
Kompania gjigande “Microsoft” njoftoi një rinovim të madh të kampusit, i cili do të transferojë selinë në Redmond, Washington. Ndërhyrjet e reja do të ngjajnë me një “mini-qytet” të kompletuar me transport publik, ndërtesa të larta dhe hapësira publike.
Gjigandi teknologjik thotë se zgjerimi i kampusit prej 500 hektarësh do të zgjasë pesë deri në shtatë vjet, ku do të përfundojnë ndërtesat e reja, vlera e të cilave do të shkojë në 150 milionë dollarë.
Gjithashtu, ky ndryshim do të përfshijë edhe përmirësimet në infrastrukturën e transportit dhe hapësirën publike që arrin në 6.7 milionë metra katrorë si hapësirë e rinovuar.
Përmirësimet përfshijnë një shesh të hapur prej 2 hektarësh me hapësirë për 12,000 persona, me fusha sportive, me hapësirat e shitjes me pakicë dhe një urë për këmbësorët që të kalojnë në një autostradë që lidhet me një stacionin hekurudhor.
“Një element i rëndësishëm i projektit janë planet e Microsoft-it për ndërtimin e disa garazheve të parkimit nëntokësor, me qëllim që kampusi të jetë pa makina dhe i përshtatshëm për ecje dhe për biçikleta”, thotë kompania.
Microsoft thotë se investimi do të përfshijë rreth 2,500 vende të reja pune në ndërtim, ku do të përfitojnë banorët e qyteteve Seattle, Tacoma, Olympia dhe Everett në Washington.
Kur të përfundojë, kampusi i kompanisë do të “mburret” me 131 ndërtesa totale nga 125 që janë aktualisht.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.