FOTOT-Prezantohet projekti i ri i “Santiago Bernabeu”! Parashikohet të jetë stadiumi më i mirë i së ardhmes
Gjithçka është gati për nisjen e punimeve për “Santiago Bernabeu” e ri. Në një konferencë për median ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Madridit dhe presidenti i Realit u prezantua projekti që do të jetë shtëpia e re e kësaj skuadre futbolli.
Një rrugëtim i nisur që prej vitit 2011, me një investim që varion rreth 500 milion euro që do të bëjë që Bernabeu të mos mbetet vetëm një stadium por që mund të mikpresë shumë aktivitete të tjera. Parashikohet një zonë tregtare 360 gradë.
Referuar deklarimeve në prezantimin e projektit, “ky do të jetë stadiumi më i mirë i së ardhmes”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.