FOTOT/ Reshjet e dëborës – Qafa e Llogarasë, vështirësi në lëvizjen e automjeteve
Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi të lëvizjes së automjeteve në Qafën e Llogarasë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompania e mirëmbajtjes realizuan ndërhyrjet e nevojshme duke zhbllokuar këtë aks rrugor.
“Kalimi aktualisht vazhdon normalisht ndërsa me rëndësi është lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve,” shkruan më tej Gjiknuri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.