Franca bëhet vendi i parë që miraton reformën “copyright” në Bashkimin Europian
Franca u bë vendi i parë që miratoi reformën e ‘të drejtës së autorit’ të miratuar nga Parlamenti Europian në mars që siguron që mediat të paguhen për përmbajtjen e tyre origjinale nga gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google.
Kjo do të thotë që platformat online tani do të duhet të negociojnë marrëveshjet e licencimit me botuesit francezë. Nëse nuk e bëjnë këtë, qeveria franceze do të duhet të hyjë në ndihmë për të arritur një marrëveshje.
Komisioni Europian tha se qëllimi i reformës është të mbrojë trashëgiminë kulturore të bllokut dhe të sigurojë botuesit dhe artistët të marrin kompensim të drejtë nga gjigantët e internetit.
“Mund të jemi krenar që jemi vendi i parë që sanksionon direktivën e BE-së në ligjin kombëtar”, tha ministri i kulturës Franck Riester pasi reforma e re u miratua nga parlamenti francez të martën.
Projektligji, i propozuar së pari në 2016, nxiti debat, me Google dhe aktivistët e internetit duke argumentuar se mund të paraqiste kërcënim për shkëmbimin e lirë të opinioneve dhe kulturës online.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.