Franca dhe BE pranë marrëveshjes për të shpëtuar nga falimentimi Air France
Franca dhe Bashkimi Evropian janë afër një marrëveshje mbi një paketë financiare shpëtimi për Air France, e cila ashtu si transportuesit e tjerë është goditur nga pandemia e koronavirusit, tha të hënën Ministri i Financave Bruno Le Maire, duke konfirmuar raportet e medias.
Të premten e përditshmja franceze Le Monde tha se qeveria franceze dhe ekzekutivi i Bashkimit Evropian ishin afër një marrëveshje mbi kushtet e një ndihme financiare për Air France.
Në marrëveshjen e pritur, Air France, do të lëshojë më pak vende parkimi në aeroportin bazë të saj në Paris sesa kërkohej fillimisht nga Komisioni Evropian, veçanërisht në aeroportin Orly, shprehet gazeta.
Grupi Air France-KLM regjistroi një humbje neto prej 7.1 miliardë eurosh (8.38 miliardë dollarë) vitin e kaluar.
Ajo mori 10.4 miliardë euro në kredi dhe garanci nga Franca dhe Hollanda dhe ka qenë duke negociuar një rikapitalizim të mbështetur nga shteti, me rregullatorët e BE-së që kërkojnë koncesione për vendet e aeroportit në Paris-Orly dhe Amsterdam-Schiphol.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.