Franca gjobit Google me 500 milion euro / Nuk ka respektuar të drejtat e autorit të publikuesve të lajmeve në rrjet
Autoriteti i konkurrencës në Francë ka gjobitur me 500 milionë euro Google, pasi ka dështuar të respektojë plotësisht rregullat e përkohshme që i ishin dhënë, gjatë një konflikti me publikuesit e lajmeve në vend. Gjiganti amerikan i teknologjisë duhet të propozojë në 2 muajt e ardhshme mënyra se si do të kompensojë agjencitë e lajmeve për përdorimin e shkrimeve të tyre. Nëse nuk e bën, do të përballet me gjoba shtesë prej deri në 900,000 euro në ditë. Publikuesit e lajmeve si APIG dhe AFP kanë akuzuar Google se ka dështuar të bisedojë me to, për të gjetur një terren të përbashkët për shpërblimin në lidhje me përmbajtjet në rrjet, sipas direktivave të fundit të BE. Rasti përqendrohet nëse Google ka thyer rregullat e përkohshme të lëshuara nga autoriteti i konkurrencës, që detyron zhvillimin e bisedimeve brenda 3 muajve, nëse kërkohen nga publikuesit e lajmeve. APIG, që përfaqëson shumicën e publikuesve të lajmit të shtypur, përfshirë Le Figaro dhe Le Monde, qëndron një nga paditësit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.